Shefi i Zgjerimit në Komisionin Evropian të premten udhëton drejt Shkupit. Sipas burimeve maqedone, takimin e parë ai do ta ketë me Ali Ahmetin, një nga drejtuesit kryesorë shqiptarë në Maqedoni. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Alhmeti do të shkojë në selinë e BE-së në Shkup për të folur me të.
Ndërkohë, Eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han në Shkup do të takohet me liderët e partive politike, nënshkruese të marrëveshjes së qershorit-korrikut vitin e kaluar dhe do të përkujtojë në përgjegjësinë që ata e kanë për zbatimin e kësaj marrëveshje, duke përfshirë edhe nevojën për sigurimin e kushteve për zgjedhje të besueshme, në pajtim me afatet veçanërisht të harmonizuara.
“Komisari Han do ta përsëris përgjegjësinë për zbatimin e marrëveshjes së tyre, përfshirë edhe nevojën që të sigurojnë kushte për zgjedhje të besueshme në pajtim me afatet që ata i harmonizuan”, thuhet në deklaratën e Eurokomisionit.
“Dita e sotme, 15-të janari është afati kyç i marrëveshjes politike, implementimi i së cilës është i rëndësishëm për Qeverinë dhe për qytetarët vendit. Pres që elementet tjera nga marrëveshja politike të jenë zgjidhje para apo gjatë vizitës time, duke u mundësuar autoriteteve zgjedhore të organizojnë zgjedhje të besueshme sipas kornizës së dakorduar kohore”, qëndron në deklaratën e Hanit me shkrim.
Ardhja e komisarit Han përputhet me afatin për plotësimin e obligimit nga marrëveshja për zgjedhje të Qeverisë teknike me kryeministër të përkohshëm, detyra e të cilit do të jetë zbatimi i zgjedhjeve të caktuara për më 24 prill këtë vit.