Shërbimi hekurudhor shtetëror, Ukrzaliznytsia, njoftoi se të gjitha linjat hekurudhore nga Rusia në Ukrainë janë hedhur në erë nga forcat e armatosura të Ukrainës.
Një hap konkret nga ana tjetër, përveç shkatërrimit të shinave të trenit, është marrë nga Qeveria, ku tre ura të rëndësishme, të cilat japin akses për hyrjen në Kiev, janë shkatërruar qëllimisht.
Arsyeja, është ajo e një ndalimi të ardhjes së këmbësorisë ruse, pasi raportime bëjnë me dije se janë vetëm 20 kilometra larg epiqendrës së Ukrainës.
Nëse do të ketë edhe shkatërrime të tjera urash ende nuk dihet, por disa rrugë kalimi po mbahen të hapura, në mënyrë që qytetarët të cilët duan të largohen apo hyjnë në Kiev, të arrijnë ta bëjnë këtë gjë.
/a.r