Në stacionin hekurudhor në Lviv, në cepin më perëndimor të Ukrainës, pranë kufirit polak, qindra njerëz po zbresin nga trenat, duke ikur nga vendi i tyre teksa sirenat e luftës ende dëgjohen.
Terminali, një nga strukturat më historike të Art Nouveau në Evropë, është tani një pikë kalimi për ata që i ikin dhunës dhe luftimeve, për t’i ikur larg një Rusie pushtuese, ndërsa afrohen më pranë vijës së frontit të NATO-s.
Që qendra historike kulturore mund të bëhej një objektiv sulmi për Moskën ishte e paimagjinueshme për shumëkënd, përfshirë edhe diplomatët dhe organizatat ndërkombëtare që u larguan nga kryeqyteti ukrainas, Kiev, në Lviv javët e fundit.
Por kur sirenat e luftës ranë, ajo u bë një lajmërim rrëqethës se tani askund në Ukrainë nuk je më i sigurt nga sulmi i plotë i Moskës.
Në fytyrat e njerëzve ishte stampuar një vështrim për larg. Shumica lëviznin pa probleme në oborrin jashtë stacionit, edhe pse tingëllonin sirenat.
Një familje që mbështjell me batanije foshnjën e tyre në një karrocë. Dy gra veshën një bulldog francez me një triko rozë të thurur.
Disa familje të tjera të ulura së bashku e para tyre si barrikada valixhet e mëdha dhe qese plastike ku kane mbledhur ato qe munden.
Ata thanë se nuk kishin fjetur për ditë të tëra për shkak të bombardimeve që kanë shkatërruar rajonet ku jetonin dhe që tani i lanë.
Ata kishin udhëtuar për në Lviv nga qytete dhe qyteza anembanë vendit, duke paketuar shpejt çantat e shpinës dhe duke mbledhur disa sende shpejt përpara se të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Ende të tronditur nga dhuna, shumë thonë se nuk dinë se ku të shkojnë më pas.
Është një pyetje që është komplikuar nga një ligj i ri ushtarak ukrainas që është vendosur.
Ndër kufizimet e tjera, ai ndalon meshkujt nga mosha 18 deri në 60 vjeç të largohen nga vendi.
Familjet që mendojnë të kalojnë kufirin e Ukrainës duhet të përballen jo vetëm me traumën e refugjatëve, por edhe me mundësinë e ndarjes nga djemtë, vëllezërit, bashkëshortët dhe partnerët e tyre.
Një grup studentësh algjerianë po diskutonin planet e tyre.
“Ne thjesht do të shkojmë në Poloni,” tha Takieddine, i cili kërkoi të mos përmendet dhe mbiemri i tij për arsye sigurie. “Nuk ka asnjë mënyrë që të qëndrojmë në Ukrainë.”