Kryeministri britanik, Boris Johnson ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, duke thënë se Vladimir Putin ka “sulmuar një vend mik pa asnjë provokim dhe pa asnjë justifikim të besueshëm”.
“Frika jonë më e keqe u bë realitet dhe të gjitha paralajmërimet tona kanë rezultuar tragjikisht të sakta,” tha Johnson.
Duke iu drejtuar popullit rus, ai shtoi: “Nuk mund të besoj se kjo është bërë në emrin tuaj, ose që ju me të vërtetë dëshironi statusin e parisë që do t’i sjellë regjimit të Putinit”.
Johnson nuk përcaktoi detaje të përgjigjes së Mbretërisë së Bashkuar ndaj Rusisë, por theksoi se sanksionet e vendosura do ta shembin ekonominë ruse.
/b.h