Sipas shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Europian, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është një nga orët më të ërrëta për Europën në 80 vite, shkruan CNN.
“Këto janë ndër orët më të errëta për Europën që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”, u tha gazetarëve Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.
Borrell premtoi “ndihmë urgjente për Ukrainën”, si dhe mbështetjen e përpjekjeve për evakuim, duke përfshirë stafin e BE-së.
Në një konferencë së bashku me Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, Borrell tha se masat ndëshkuese nga blloku prej 27-anëtarësh kundër Rusisë do të ishin “paketa më e ashpër e sanksioneve që është vendosur ndonjëherë”.
Von der Leyen tha se do të vendoste sanksione “masive dhe strategjike” kundër Rusisë .
g.kosovari