Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha të enjten se forcat e saj po kundërshtojnë ofensivën ruse “me dinjitet” dhe po u shkaktojnë humbje trupave të Moskës.
“Forcat e Mbrojtjes Kombëtare, duke shfrytëzuar të drejtën për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, po kundërshtojnë me dinjitet përpjekjet e armikut për të thyer kufirin shtetëror”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë.
“Situata është e kontrolluar. Trupat ruse po pësojnë humbje”. Ministria tha gjithashtu se nuk kishte “asnjë humbje në mesin e mbrojtësve të Ukrainës”.
Në një deklaratë të mëparshme, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte neutralizuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
Ndërkohë mediat ndërkombëtare raportojnë se nuk kanë qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur asnjërën nga këto pretendime.
g.kosovari