Kryeministri Edi Rama ka ironizuar çështjen e inceneratorëve duke u shprehur se kjo skemë është bërë që ta zbulonte kryedemokrati Lulzim Basha dhe të dilte nga situata që është futur.
Gjatë Komisionit Hetimor për Inceneratorët, deputeti demokrat Lefter Gështenja publikoi një dokument ku pretendohet se është një kontratë për konçensionarin e Elbasanit. Sipas tij, ajo mban vetëm një vulë protokolli të Kryeministrisë, por jo të Ministrisë së Mjedisit dhe kontraktorit.
Me ironi, Rama thotë se grupi kriminal është i ndarë në dy pjesë, një pjesë janë ata që merren me impiantet e trajtimit të mbetjeve, ndërsa pjesa tjetër firmos shkresat.
Gështenja: Në institucionin që ju drejtoni, nga zoti Agaçi, na ka ardhur me shkresë kontrata e këtij konçensionari për Elbasanin, e pavulosur as nga ish-ministri e as nga kontraktori. Është me vulë protokolli e kryeministrisë, e pavulosur nga Ministria e Mjedisit dhe kontraktori. Si ka mundësi që mungon në këtë kontratë?
Rama: Zoti Gështenja ju keni bërë një zbulim që deri tani nuk është i bërë me dije për publikun. Ky është moment ii parë që grupi criminal ka çeduar sepse keni sjellë kopjen që firmoset në një shpellë në Malin me Gropa. Aty është vetëm grupi kriminal nuk ka të tjerë. Është një shpellë tek Mali me Gropa po ta mbajmë midis nesh.
Gështenja: Kjo kontratë është firmosur me shpejtësi sepse…
Rama: Tek Mali me Gropa pasi o firmos o ikën në gropë. Unë prisja poshtë këtu.
Gështenja: Kompania fituese për Elbasanin, është regjistruar vetëm pak ditë para dorëzimit të studimit të vizibilitetit. Është e paliçensuar në fushën e trajtimit të mbetjeve apo incenerimit. Si i besohet një kontratë me vlerë 21.6 mln euro një kompanie të paliçensuar për ndërtimin.
Rama: Kujt t’ia besonim ne këtë, në grup kriminal këta kishim. Një pjesë i kemi ndarë, këta ishin që do merreshin me këtë punë, ne të tjerët do i mbulonim me vula dhe rreshqitje tek Mali me Gropa.
g.kosovari