Nga Kreshnik Spahiu
– Me Tabakun, po i mbyllin kapakun prokurorisë për të vazhduar më tej, në një moment historik kur pas 30 vjetësh akuza ka arrestuar ministra.
– Me Tabakun, mbyllin kapakun e denoncimeve dhe faktorizojnë Bashën për një kauzë që ja vodhën tjetër kujt. – Me Tabakun, hapin kapakun e provave dhe i dëmtojnë ato.
– Me Tabakun, mbyllin kapakun e protagonizmit të LSI që denoncojë drejtpërdrejt në SPAK këtë dosje.
– Me Tabakun, mbyllin kapakun e akuzave, mbi “Parimin: Nëse do të dështoj një hetim, hap një komision parlamentar”
– Me Tabakun, u mbyll kapaku i akuzave ndaj Ramës, duke e nxjerr Kryeministrin transparent dhe të hapur me publikun për të dëshmuar.
– Me Tabakun, këta mbyllin kapakun e Foltores dhe protagonizmit saj opozitar, duke pushtuar mediat me surratet e grupit Basha.
– Me Tabakun, mbyllën kapakun hamendësimeve se Rama nuk ndërhyn tek pushteti gjyqsor.
– Me Tabakun, mbyllën kapakun e shifrës 430 milion që Jorida s’po e gjente askund.
– Me Tabakun, u mbyll kapaku i profesionistve, dhe i garantua vazhdimsia e Barbi politikës, e kukllave të preferuara nuk do i shikoni vetēm në qeveri por edhe në opozitë.
– Me Tabakun, mbyllin kapakun të gjithë dhe fitojnë nga pak reklamë: Basha sot, Rama mot.
– Me Tabakun, mbyllën kapakun e tyre dhe fyen inteligjencën e çdo shqiptari. Të gjithë e duan Tabakun, sepse ajo i ve kapakun. Fundja, ajo s’ka faj. 20 vjet në politikë si kukull në parlament. pa punuar asnjë ditë në jetë. Prandaj mos u habisni kur fati i opozitës ka fluturuar si balonë Tabake dhe Tauke.
Te lumt Kreshnik.Shkrim brilant. Tabaku ngelet tabake pa taun. Ato 430 miljon as tabaku nuk e di ku jane dhe nga dolen.