Situata e tensionuar që ka përfshirë Rusinë dhe Ukraninës ka përfshirë çdo pjesë të jetës, duke prekur dhe figura të njohura.
Për këtë ka reaguar edhe ish-sulmuesi i njohur i Milanit, Andriy Shevchenko, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij Instagram, ka emocionuar me shkrimin, teksa ka theksuar se kjo është një kohë e vështirë për Ukrainën, por të bashkuar do të fitojnë.
“Ukraina është atdheu im! Gjithmonë kam qenë krenar për popullin dhe vendin tim! Kemi kaluar shumë kohë të vështira dhe gjatë 30 viteve të fundit jemi formuar si komb!
Një komb qytetarësh të sinqertë, punëtorë dhe liridashës! Kjo është pasuria jonë më e rëndësishme! Sot është një kohë e vështirë për të gjithë ne.
Por ne duhet të bashkohemi! Të bashkuar do të fitojmë! Lavdi Ukrainës!”, shkroi ish-sulmuesi i Milanit./m.j
View this post on Instagram