Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku u mundua te beje llogaritë, duke nxjerrë vlerën prej 430 mln euro të kontratave për inceneratorët, por ne fund te llogarive te saj, ajo veçsa dekonspiroi veten dhe nxorri zbuluar akuzat e pavend qe opozita ka bere.
Kjo sepse ne llogarite e saj, ajo futi edhe kostot e pastrimit te qytetit per 25 vitet e ardhshme, duke e trajtuar kete si kosto inceneratori. Nga ana tjeter Rama kundërshtoi duke thënë se një vlerë e tillë është për pastrimin deri në 2047, teksa akuzoi Tabakun se po gënjen kur u thotë shqiptarëve se ato para janë vjedhur.
Rama: Mos e ngatërro me Isain, me kë është, me Foltoren?
Tabaku: Po bëni muhabete mikrofon ndezur.
Rama: Mos më thoni që janë vjedhur lekët deri në 2050-ën.
Tabaku:
Rama: Cfarë llogarie po bën tani?
Tabaku: Tabaku: 24.7 mln euro kontrata për impiantin e Elbasanit, po flas me TVSH. 360 milion euro kontrata e Tiranës për 30 vite. Në total janë 433 mln euro. Nuk e kuptoj lumturinë që ke angazhuar 430 mln euro… qetësohu
Rama: Seriozisht?!
Tabaku: Ule zërin. Edhe 10 milionë Durrësi e bëjnë më shumë vlerën. Shqetësimi në këtë rast është që këto kompani paguajnë veten, paguajnë sheqerin dhe orizin.
Rama: A e kupton cfarë po thua?
Tabaku: Sot nëse shqiptarët qeshin, qeshin me sjelljen tënde. A ka mudësi të lutem.
Rama: Bëj pyetjen
Tabaku: Këto kontrata publike zbatimi është duke ceduar dhe shteti shqiptar duhet të mos i bëjë pagesat e këtyre kontratave. Duhej të kishte nisur hetimi dhe ndalimi i këtyre pagesave që kanë ndodhur sot deri në 100 milionë euro e do vazhdojnë deri në 430 mln euro.
Rama: Kjo cmenduri është normale për Lulzim Bashën dhe jo për ty. Një forcë politike arrin në pikën që bën këtë kërshillëk dhe zhvillon një proces numërimi me 2 mijë karrige dhe miraton një votim me 5 mijë veta, të gjitha shifrat e tjera janë të diksutueshme edhe po të jenë të vërteta. Ju thoni u vodhën leket deri në 2047-tën.
Niveli më i lartë i paturpësisë së politikës shqiptare. Atë me karrige gjeni dhe e bëni, por kur ia bëni këtij një populli të tërë ju nuk duhet t’ju zëri gjumi natën për poshtërsinë që përfaqëson kjo skemë./m.j