Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar në rrjetet sociale pasi kryeministri Edi Rama i përmendi emrin në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku po jep dëshminë e tij.
“Zoti dëshmitar, Po të ishte zonja Topalli s’ do të kishte pasur as histori me inceneratorë! Do kishte patur opozitë reale e jo LB!”, shkroi Topalli në Facebook.
Gjatë dëshmisë së tij në Komision, Rama iu drejtua Jorida Tabakut si Zonja Topalli. “Kështu që zonja Topalli… zonja Tabaku më fal, ndjesë”, tha ai./m.j
“Deshmimtari” vazhdon mandatin e trete si KM. Ndersa ty te flaku si lecke Luli! Dhe kush, Luli!