Deputeti i PS-së Alqi Bllako është një tjetër dëshmitar i thirrur në Komisionin Hetimor lidhur me aferën e inceneratorëve.
Bllako theksoi se ka dhënë deklaratën e tij për rreth 5 orë në Prokurorinë e Posaçme dhe në kuadër të kësaj theksoi se çdo gjë që ka dëshmuar është sekret hetimor.
Me pas Bllako është larguar nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët pa dhënë dëshminë e tij, nën argumentin se duhet të ruaj sekretin hetimor pasi është marrë në pyetje nga SPAK.
Tabaku: keni mbajtur pozicione të ndryshme dhe jeni thirrur si dëshmitar. SPAK po kryen hetim, jeni thirru nga organi i akuzës?
Bllako: Sa i përket objektit të hetimit të këtij Komisioni unë në kam dhënë një dëshmi të plotë shteruese për 5 orë pranë përfaqësuesve të Prokurorisë së Posacme dhe në përfundim jam bërë me dije se çdo gjë që unë kam deklaruar përbën sekret hetimor , ndaj në saj edhe të praktikës të shëndetshme ligjore të vendosur nga ky komision mendoj se jam në kushtet e pamundshmërisë për të dëshmuar rreth këtyre procedurave duke qenë se kam dëshmuar pranë këtij organi.
Bllako: Të nderuar kolegë deputetë, më lejoni tju informoj se s ai përket objektit të hetimit të këtij komisioni, unë kam dhënë një dëshmi të plotë shteruese për gati 5 orë përpara përfaqësuesve të SPAK. Gjatë dëshmisë, dhe në fund, jam vënë në dijeni se këto janë secrete hetimore. Ndaj në saj edhe të praktikës ligjore të vendosur nga ky komision, mendoj se jam në kushtet e pamundshmërisë për të dëshmuar lidhur me këto procedura, pasi çdo gjë që di e kam dëshmuar përpara SPAK. Jam i gatshëm që të nënshkruajë deklaratën përkatëse në fjalë., Do ju lutesha të bëja disa sqarime për disa të pavërteta që kanë përbaltur emrin tim. Kjo do të ngelet në dorën tuaj.
Tabaku: Zoti Bllako, kemi vendosur një standart për të mos cenuar hetimet. Për personat që kanë një akuzë, apo që janë thërritur në një status të veçantë, është në vullnetin e tyre të dëshmojnë. Patëm një eksperiencë të shëndetshme me zotin Subashi, që u përgjigj. Këtë duam ta kemi për ju, për të sqaruar të gjitha pretendimet. Nëse doni të fillojmë pyetjet përgjigjet, mund të fillojmë. E gjykoj që kjo do jetë në të njëjtin standart.
Bllako: Të jem i sinqertë do kisha dëshmuar në këtë komision përpara SPAK. E ndoqa zotin Subashi, di mbase të vendosë qartë mbivendosjes së deklaratave në këtë komision, dhe me organin e akuzës.
Bllako: Zonja Tabaku sapo përmendët konfliktin e rëndë të interesit meqë e përmendët. Më keni akuzuar me pa të drejtë për konflikt interesi dhe unë e bër të qartë që do firmos deklaratën.
Tabaku: Deklaratë këtu nuk mund të bëni këtu, duhet t’i përgjigjeni pyetjeve
Çupi: Jeni ju i bindur që nuk përbën sekret hetimor sqarimi për konfliktin e interest?
Bllako: Do të doja të më jepni 3 minuta kohë për të folur për konfliktin e interesit
Unë jam sot i angazhuar në politikë dhe kur u angazhova e mora parasysh baltën që mund të hidhej ndaj meje, por familja ime nuk e ka borxh të përbaltet në këët mënyrë. Është përmednur disa herë në ëktë komision. Megjithatë është në diskrecionin tuaj për ta vendosur, ka dhe medium të tjera për ta bërë këtë gjë.
Tabaku: Zoti bllako nëse doni mund t’ju bëj disa pyetje, deklaratë nuk bëni dot këtu
Bllako: Atëherë unë po largohem./m.j