Në cilësinë e ish-Ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri po dëshmon në Komisionin hetimor për Inceneratort, ku ka sqaruar rolin e kësaj ministrie në procedurat e koncesioneve.
Gjiknuri tha se prodhimi i energjisë me anë të incinerimit është zgjidhja më e mirë dhe është një proces i njëjtë në të gjithë botën.
Nga ana tjetër deputetja Dhurata Çupi ka qenë e ashpër teksa i ka replikuar Gjiknurit duke përmendur shkeljet e 3 koncensioneve.
Gjiknuri: Nuk e di ku qëndron problemi kur gjërat janë të saktësuara në ligj e kontratë. Detyrimi i Ministrit për dhënie autorizimi është përcaktuar në ligj. Pyetja shtrohet a përbën kjo risk për arbitrazh? A thua se ky komision është ngrit për këtë. Lexo kontratën aty materializohen të drejtat e palëve. Ju duhej të merrnit të pyesnit ekspertë të bënit një interpretim të kontratës.
Detyrimi i Ministrisë së Energjisë për dhënie autorizimi, vjen nga parashikimi në kontratë. Kjo kontratë është bërë në 2014. Ky 25-vjeçari është gallatë e madhe. Është lëshuar 25 vjet sepse në atë kohë u mendua që një teknologji që po përdoret për herë të parë në Shqipëri, i jepet një jetëgjatësi 25 vite impiantit që pas 25 vitesh ky ka detyrimin të bëjë një aplikim të ri. Kjo sepse objektet me kalimi e kohës amortizohen dhe ulet eficienca energjetike, bien parametra e prodhimit.
Pëllumbi: A është zgjidhja më e mirë në rastin e incerimit me prodhim energjie apo pa prodhim energjie dhe a e ndotim ambientin?
Gjiknuri: Incinerimi shoqërohet me prodhim energjie në të gjithë botën. Duhet të monetizosh edhe prodhimin e energjisë. Nga shitja e energjisë do mbulohe kostot operative të impiantit.
Çupi: Të tre procedurat konensionare kanë probleme me procedurën e kontratën. Këtu uk kemi marrë përgjigje që ka patur kontrata të nënshkruara pa konkurencë, me kushte favorizuese, supervizorë të caktur ka koncensionari, këtu relativizohet çdo gjë sikur ju kemi thirrur për të mbajtur leksione. Këto kontrata kanë janë me shkelje e në thyerje të ligjit. Edhe telebingo nuk të qëllon që nga 190 kontrata në 7 të tilla të jesh me biznesment e koncesionarëve. Në 7 udhëtime keni qëlluar me ta. Na jepni sqarime. Për këto përgjigjuni s’keni ardhur të talleni këtu./m.j