Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ishte i pranishëm në një bashkëbisedim me të rinjtë e qytetit të Durrësit.
Në fjalën e tij Rama tha se “është momenti që Emirjana Sako të marrë jo vetëm besimin tonë, siç e mori në fillim për të pasur në krye të bashkisë një person që të na jepte garancinë, sidomos në një situatë dramatike siç ishte tërmeti, por edhe besimin e drejtpërdrejt të qytetarëve të Durrësit”.
“Sot është një mundësi që ta ilustrojmë rëndësinë e politikës, dobinë e politikës dhe mundësinë që politika u jep njerëzve me faktin që në 6 mars njerëzit do të duhet të bëjnë një zgjedhje dhe duhet të zgjedhin midis disa kandidatëve. Duhet të zgjedhin midis Anit që është e provuar për njerëzillëkun dhe ka modestinë të rrijë shumë afër njerëzve edhe në ditë të vështira përballë dy burrave. Dy burra që i ka pjellë një sherr. Njëri ka dalë nga bishti i varesë dhe tjetri ka dalë nga vrima e bravës.” tha Rama.
“Zgjedhja është shumë e qartë, sepse me Anin do të vazhdojmë punët që kemi nisur. Durrësi do të marri një hov të ri, jemi duke punuar për këtë dhe po finalizojmë një marrëveshje historike për Durrësin që është ajo e porti”, shtoi Kryeministri.
/a.r