Zbardhen detaje të reja në komisionin për Inceneratorët.
Mësohet se një ditë para se komisioni hetimor për inceneratorët të mbyllë seancën e marrjes në pyetje të zyrtarëve të dyshuar si të përfshirë në këtë çështje, avokatët e të pandehurit të vetëm të arrestuar, ish-ministrit Lefter Koka konfirmojnë mos prezencën e tij në sallën e Kuvendit.
Prej pak ditësh, ata janë njoftuar që klienti i tyre të paraqitej në punimet e komisionit hetimor, për të dëshmuar, por përgjigja e palës mbrojtëse ka qenë mohuese. Lefter Koka në postin e ish-ministrit të Mjedisit është vënë nën arrest me një sërë akuzash, qe lidhen me ngritjen e inceneratorit të Elbasanit.
Në këtë fazë të hetimit, prokurorët e çështjes kanë kërkuar që Koka të merret në pyetje nga SPAK, por avokatët e ish-ministrit nuk e kanë lejuar zhvillimin e kësaj seance për shkak të gjendjes së tij shëndetësore./m.j