Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.E., 38 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat, pasi në lagjen “30 vjetori”, në banesën e shtetasit E.Xh., ka vjedhur në Lap Top dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K.E., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale fishek luftarak, disa çelsa bravash, 1 laptop dhe disa orendi shtëpiake të cilat dyshohet të jenë vjedhur më parë.
Në vijim të veprimeve hetimore shtetasi K.E, dyshohet të jet autor i një vjedhje të ndodhur më parë në banesën e shtetasit M.Zh., ku ka marrë disa orendi shtëpiake.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.
/a.r