Ditën e djeshme, në festën e organizuar nga Top Channel, ku ishin të ftuar të gjithë banorët e “Big Brother VIP Albania”, nuk ka shkuar dhe aq mirë për Donaldin dhe Beatrix-in.
Kjo e fundit u paraqit me vonës në ‘afterparty’-n e organizuar, e cila ishte e shoqëruar nga vëllai i saj Alban Ramosaj. Dyshja qëndruan larg pjesës tjetër duke ngritur dyshime për raportin e këngëtares me aktorin Veshaj pas përfundimit të “Big Brother VIP”.
Nëse nuk mund të mjaftonte kjo, Donaldi nuk ka nguruar të interpretojë këngën që i ka kushtuar ish të dashurës së tij Bora Zemanit, “Toxic Love”.
Të gjitha këto ngritën dyshime në rrjet për një krisje të mundshme mes Donaldit dhe Beatrix-it.
Këngëtarja nuk ka qëndruar pa reaguar, e cila me anë të një story në Instagram ka shkruajtur:
“Jo histori të rreme (duke i vendosur kryq fjalës ‘jo’). Ja ku e keni, tani e rregullova.”
Nëse nuk mjafton kjo për të pranuar në njëfarë mënyre krisjen mes tyre, Beatrix ka vendosur që të mos e ketë më ‘follow’ në Instagramin e saj Donaldin dhe Romeon, ndërkohë që këta të fundit e ndjekin ende këngëtaren.
Këtë veprim të Trix-ës e ka ndjekur edhe mamaja e saj Antigona, e cila nuk i ka më ‘follow’ vëllezërit Veshaj.
Këtë mëngjes nuk kanë munguar as reagime të tjera nga familja e këngëtares. Vëllai i saj Alban Ramosaj, me anë të një ‘story’ në Instagram, shkruante: “Mirmëngjes veç Trixës time”, kurse Antigona: “Mirmëngjes vetëm Trixës”.
Kjo mund të lidhet edhe me frazën virale të Lori Hoxhës, një ditë pasi Bora Zemani hyri në “Big Brother Vip”, ku shkruante: “Mirëmengjes vetëm Borës”.
/b.h