Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. R., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. H., 62 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– H. S., 61 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur;
– F. Z., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– E. P., 22 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin Xh. T., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
– Y. K., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi;
– I . A., 34 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetasit F. V., 42 vjeç, dhe D. A., 37 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;
– A. B., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/b.h