Dy persona janë plagosur me armë zjarri gjatë natës në zonën e Mamurrasit. Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se të plagosurit janë shtetasit Gentian Diva dhe Andi Skonja. Ndërsa policia ka arrestuar njërin nga autorit, shtetasin Andi Diva dhe ka shpallur në kërkim Kastriot Lleshaj.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, në Mamurras, ku pas një konflikti dy personat, Andi Diva dhe Kastriot Lleshaj kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ” Honday” duke plagosur shtetasit Andi Skonja 39 vjeç, banues në Durrës, Gentian Diva 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras , të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor.
Gjatë kontrollit të banesës të ushtruar në banesën e autorit të arrestuar shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë.
Njoftimi i policisë
Policia e Kurbinit falë veprimeve profesionale dhe të shpejta identifikon autorët e konfliktit me armë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mamurras ku mbeten të plagosur dy shtetas.
Si rezultat i reagimit në kohë i Policisë, vihet në pranga njëri prej tyre, shpallet në kërkim autori tjetër .
Sekuestrohet një armë zjarri pushkë me 20 fishekë në banesën e shtetasit A.D.
Rreth orës 01:45, në Mamurras pas një konflikti shtetasit A.D., dhe K.Ll., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ” Honday” duke plagosur shtetasit :A.S., 39 vjeç, banues në Durrës, G.D , 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras , të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë berë identifikimin e autorëve dhe arrestimin e njërit prej tyre.
Specialistët e Hetimit të Krimit, benë arrestimin në flagrancë te shtetasit :A.D.,19 vjeç, banues në Mamurras, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit K.Ll., 50 vjeç, banues në Mamurras.
Gjatë kontrollit të banesës të ushtruar në banesën e autorit të arrestuar shtetasit A.D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë.
Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari