Që në orët e para të mëngjesit, banorët e ‘5 majit’ po protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, të cilat priten të shemben nga IMT, në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban. Banorët në shenjë rezistence, kanë tentuar që të pengojnë policinë që të ndërhyjë, duke refuzuar që të largohen, ndërsa është paralajmëruar që të shemben 12 banesa. Ndërkohë që janë përplasur edhe me policinë, ku kanë qëlluar me shkopinj, gurë si dhe kanë hedhur shashka. ‘Jeni plehra, jeni plehra’, dëgjohen ato t’u thonë efektivëve të policisë.
Pavarësisht rezistencës së banorëve, fadromat e IMT-së, kanë ndërhyrë dhe po kryejnë procesin e shembjes së shtëpive. Ndërsa disa banorë janë shoqëruar nga policia.
Një nga banorët që pritet t’i shembet shtëpia tek 5 Maji, në momente tensioni është përplasur me efektivët. Ndërsa vajza e tij është përpjekur që ta qetësojë dhe ta largoje nga përplasja me efetkivët.
Ata kanë qëlluar me gurë në drejtim të efektivëve dhe punonjësve të IMT-së të cilët kanë ndërhyrë për të shembur shtëpinë. Ndërsa i kanë vendosur flakën një peme. Njeri prej tyre ka hedhur edhe një shashkë, duke krijuar panik.