Një aksident i rëndë ka ndodhur në Divjakë ku shtetasi E.A, 40 vjeç duke drejtuar mjetin tip “Porche” ka përplasur këmbësoren me inicialet N.H, 69 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjës si pasojë e plagëve të marra.
Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar për në komisariat për procedurat e mëtejshme.
Njoftimi i Plotë:
Divjakë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 20:30, në fshatin Mizë, shtetasi E. A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Porche” ka përplasur një këmbësore, shtetasen N. H., 69 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjës.
Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/b.h