Është ndarë sot nga jeta mjeku i njohur Thoma Nini. Për gati tre dekada Nini shërbeu me përkushtim si mjek pneumofiziater në spitalin e Korçës.
Thoma Nini ishte prej themeluesve të degës së PD të Korçës dhe kreu i saj për disa vite, ndërsa kandidoi nën siglën e PD zgjedhje lokale dhe ato parlamentare.
Pas vitit 2006 Nini u emërua Konsull i Republikës së Shqipërisë në Selanik, detyrë të cilën e mbajti për 4 vite. Pas përfundimit të mandatit si diplomat, Thoma Nini u rikthye në spitalin e Korçës ku punoi derisa doli në pension.
Lajmin e trishte e ka konfirmuar gazetari Ilir Jano përmes një postimi në rrjete sociale.
“Sot Korça ka më pak shkëlqim…I njohur në gjithë qytetin e më gjërë Thomai gëzonte respektin e të gjithëve. Kushdo që pati fatin ta njohë e ndjen dhimbjen që le pas largimi i tij nga jeta. Një njeri me një formim të gjithanshëm intelektual, mjek i përkushtuar dhe shumë i nderuar nga të gjithë, Thomai ka qënë një prej drejtuesve kryesorë të PD që prej themelimit të saj dhe për një periudhë kohe, gjithashtu Konsull i Republikës së Shqipërisë në Selanik. Lamtumirë doktor! I përjetshém kujtimi yt!!!”.
/b.h