Ilir Shaqiri ka dhënë intervistën e parë pas përfundimit të Big Brother. I ftuar në Open ai foli për eksperiencën e tij të paharrueshme brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe jetën e tij post-BB.
“Kjo është intervista e parë e ime ekskluzive dhe e jap për ty, të ndjek prej vitesh nga ekrani. Të ndjek të gjitha temat që transmeton,” i tha balerini gazetares Eni Vasili.
Si ndjehesh jashtë shtëpisë së BBVIP?
Shumë herë na është thënë që shikueshmëria ka arritur majat e paimagjinueshme. Duke dalë, kuptova që kjo gjë ishte realisht e jashtëzakonshme. Nga të gjitha komentet. Këtë gjë e kam jetuar për disa vite në Itali, si popullaritet si kërcimtar, dhe jam mësuar me këtë sukses e famë, por ta jetosh në vendin tënd është gjë tjetër, dhe erdha apostafat për këtë gjë. Në gjithë atë që kam perceptuar, dua t’i falenderoj që të gjithë, për fjalët, për çdo gjë që më kanë shprehur.
Nuk kam lëvizur shumë, kam ndejtur me prindërit e mi në Tiranë. Nuk ka pishmane nga rrugëtimi im në Big Brother. E kam thënë gjithmonë që në një program që u futa me kënaqësi, nuk mendoja që do kisha kaq shumë kontrast mendimi, sjelljeje e qëndrese me shqiptarët, me bashkëkombasit e mi. Kjo ishte surpriza ime më e madhe, sigurisht në fillim se pastaj u mësova.
Kam takuar Sabianin, Meridianin dhe Arjolën dhe Arbrin,” tha Shaqiri.
/b.h