Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi homologu i tij rus, Vladimir Putin njohu pavarësinë e rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore, Donetskut dhe Luanskut.
Me anë të një postimi në Facebook, kreu i shtetit thotë se e dënon vendimin e Rusisë. Sipas tij, ky akt unilateral është shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe marrëveshjes së Minskut.
Sipas Metës, ky vendim minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.
Postimi i Ilir Metës:
Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut. Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës! Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës.
/b.h