Kryetari i Bashkisë së Fierit është paraqitur sot si dëshmitar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët pak ditë pasi u thirr për të dëshmuar për gati 5 orë në SPAK.
Subashi tha se ka qenë para organit të akuzës në cilësinë e deklaruesit dhe për këtë arsye do të jetë i rezervuar në dhënien e shpjegimeve për të ruajtur sekretin hetimor
Pyetur nga kryetarja e këtij komisioni Jorida Tabaku nëse ka pasur takime apo kontakte me Mirel Mërtirin, Stela Gugallen apo Klodian Zoton, Subashi tha se me këtë të fundit ka komunikuar dy ose tre herë për çështje teknike.
Pjesë nga diskutimi në komision
Armando Subashi: Jam pyetur në cilësinë e deklaruesit. Kam dhënë shpjegimet. Në vijim të kësaj dua të them që për disa pyetje të caktuara do të jem i rezervuar për të dhënë faktet e mia për të ruajtur sekretin hetimor.
Kam pasur komunikim ndoshta dy ose tre herë me Zoton. Kanë qenë momenti kur filluam të depozitonim mbetjet në impiantin e ri të përpunimit të tyre së bashku me personat që kanë qenë të punësuar për administrimi8n e impiantit atje. Kanë qenë biseda për çështje teknike.
Dhurata Çupi: Thatë që jeni thirrur në SPAK dhe do jeni të kufizuar në përgjigje. A mund të na e provoni në çfarë cilësie keni qenë në SPAK
Armando Subashi: Besoj ky është fakt i njohur sepse keni qenë ju të parët që e keni lançuar në këtë sallë që unë jam thirrur në SPAK
Dhurata Çupi: Keni pasur përgjegjësi në zbatimin e kontratës
Armando Subashi: Di që na ka ardhur një shkresë. Unë kam takuar dy persona që në atë kohë ka qenë drejtor i punëve publike në bashki dhe kreu i njësisë së prokurimit në bashki.m.j