BE reagon në bllok në mbështetje të Ukrainës. Këshilli i Bashkimit Europian miratoi paketën e ndihmës 1.2 miliardë euro për Ukrainën. Paketa u miratua sot në mbledhjen e këtij këshilli.
Ministri francez i Ekonomisë Bruno Le Maire shtoi se hartimi dhe miratimi i kësaj pakete u realizua brenda 21 ditëve.
“Bashkimi Europian po veprojnë shpejt dhe me vendosmëri për të ndihmuar Ukrainën. Brenda 21 ditëve përfunduam detyrën tonë, që do të thotë se asistenca makro-financiare 1.2 miliardë euro tani mund të shkojë në Ukrainën”, bëri me dije Ministri i Çështjeve Ekonomike dhe Financës Bruno Le Maire.
Kjo paketë ndihme financiare do të zgjasë për 1 vit dhe paratë do të shpërndahen me dy këste.
/b.h