Policia e Korçës kanë arrestuar një 64-vjeçar, i cili u kap teksa tentoi të shiste tre mina me telekomandë.
Në pranga përfundoi Ilir Burbuqi, arrestimi i të cilit u bë i mundur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur Qafë-Plloçë.
Gjatë kontrollit fizik, Burbuqi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mina me telekomandë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar.
/a.r