Regjisori i njohur, Eduart Grishaj, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel. Gjatë bisedës në studio, ai u pyet në lidhje me edicionin e dytë të “Big Brother VIP”.
Grishaj u shpreh se moderatorja e njohur, Ori Nebijaj do të jetë pjesë e BB VIP2, por nuk dihet nëse ishte shaka nga ana e tij apo e vërtetë.
Pjesë nga intervista:
Ori: Keni menduar për vipa të Big Brother VIP 2?
Eduarti: Po, kam edhe një emër, Ori Nebijaj, ke edhe një detyrë t’i mbushësh mendjen Islit të jeni të dy.
Ori: Po do na bëni të puthemi aty (i shkel syrin Islit).
Më pas Grishaj u shpreh se ata do të bëjnë disa pushime me mbylljen e suksesshme të “Big Brother VIP”, i cili u kthye në spektaklin më të ndjekur në vend.
/a.r