Në 24 orët e fundit, 7 qytetarë nga Shqipëria kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19.
Në raportin ditor, Ministria e Shëndetësisë shprehet se nga 1,610 testime, 206 qytetarë të tjerë kanë rezultuar të infektuar.
Mësohet se në 24 orët e fundit janë shëruar 604 të infektuar.
RAPORTIMI I DETAJUAR:
Janë kryer 1,610 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 206 qytetarë, në këto bashki:
87 në Tiranë, 10 në Durrës, Sarandë, 9 në Fier, Berat, Elbasan, Gramsh, 8 në Vlorë, 6 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Kukës, Patos, 3 në Shkodër, Mirditë, Belsh, 2 në Pukë, Tropojë, Lezhë, Vorë, Përmet, Kolonjë, Kuçovë, Cërrik, 1 në Kurbin, Shijak, Krujë, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Libohovë, Devoll, Poliçan, Peqin.
Janë 4,523 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 79 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Shkodra 55 vjeç, një qytetar nga Elbasani 63 vjeç, një qytetar nga nga Rrogozhina 70 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 79-86 vjeç.
Janë shëruar 604 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 262,402 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (20 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 206
Të shëruar në 24 orë 604
Të shtruar në spitale 79
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1,610
Testime totale 1,728,492
Raste pozitive 270,370
Raste të shëruara 262,402
Raste Aktive 4,523
Humbje jete 3,445
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,330
Fier 756
Vlorë 428
Elbasan 473
Berat 352
Lezhë 324
Durrës 199
Gjirokastër 169
Shkodër 158
Kukës 163
Korçë 150
Dibër 21