2021 regjistroi shifër rekord fatalitetesh krahasuar me 10 vitet e fundit, por edhe pse një vit pandemik me fokus tek Covid 19, ekspertët thonë se shumica e fataliteteve ka ardhur si pasojë e sëmundjeve të zemrës dhe të trurit.
Ilir Alimehmeti: Covid 19 zë një peshë të madhe, por në Shqipëri është infarkti i zemrës dhe i trurit kryesori në një vit në normal 57% e humbjeve të jetës janë problem i zemrës, dhe infakti i trurit.
Vdekjet e shkaktuara nga Covid-19 bazuar në statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë janë 15 herë më pak se totali, por ekspertët mendojnë se situata e pandemisë ka ndikuar në rritjen e fataliteteve për shkaqe të ndryshme.
“Tek vdekjet është dhe ndikimi i pandemisë Covid 19 në mënyrë direkte një përqindje kryesore, që do të thotë vdekje nga Covid 19 dhe një pjesë janë vdekje indirekte, nuk janë të sëmurë me Covid 19, për shkak të sjelljeve tona karshi Covid kemi shkaktuar një shërbim më të ulët shëndetësor, ulje e vëmendjes nga infarkti, ndaj diagnostikimit të kancerit në fillime, por u dëmtuan procese të ndryshme që duhet të ishin rutinë”
Edhe pse situata pandemike në nivel global duket se po shkon drejt shuarjes, ekspertët thonë se ndikimi në këto dy vite ka qenë i madh. Ulja e niveleve të vaksinimit tek fëmijët është një ndër problemet aktuale që do të shfaqë pasoja në të ardhmen.
/a.r