Në 31-vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha zhvilloi një aktivitet në Qytetin Studenti në godinën “Liria”.
Edhe pse në atë kohë ai bënte pjesë në kastën e privilegjuar, si sekretar partie që ishte, Berisha ka çuditur duke thënë se shqiptarëve iu është shitur edhe mishi i kafshëve të ngordhura.
Sali Berisha: Asnjeri nuk skllavëroi shqiptarët, ashtu siç i skallëvroi Enver Hoxha. Në asnjë diktaturë tjetër, njerëzit nuk njohën një shtypje të egër siç përjetuan shqiptarët. Enver Hoxha me sistemin e tij arriti të vendoste sistem të ri varfërie. Me qindra mijëra vdekje nga uria ndodhën në ato vite në Shqipëri si në asnjë vend tjetër në Europë. Shqiptarët u detyruan të hanë dhe të vdesin nga barishte të egra.
U detyruan të përdorin mish të kafshëve të ngordhura. Uria ishte ligj i përgjithshëm. Me parimin se i shtypuri që mendon për kafshatën e tij të gojës nuk mund të mendojë përtej saj dhe manipulohet më mirë. Kulti i Enver Hoxhës u ngulit nëpërmjet izolimit të thellë. Rrëzimi i kultit ishte kushti i të gjitha kushteve që opozita të ishte një opozitë e vërtetë, që shqiptarët të ndjesheshin njerëz të lirë dhe të rifitonin dinjitetin e tyre. Në këto kushte nisi Lëvizja Studentore e Shkurtit 1991, në universitetin Bujqësor.
/a.r