Vetëm në 40 ditët e para të këtij viti janë shënuar 56 raste të dhunës ndaj grave në qarkun e Beratit. Koordinatorët e dhunës në familje thonë se gratë dhe vajzat janë ndërgjegjësuar ndaj është rritur numri i denoncimit të dhunës në familje.
Referuar shifrave zyrtare për periudhën Janar-shkurt 2022, 56 gra e vajza kanë denoncuar dhunën e burrave, ku 33 prej tyre kanë kërkuar urdhër mbrojtje.
“Ne plotësojmë vlerësimin e riskut që mund të jetë i ulët, i mesëm apo i lartë. Nëse është i lartë veprojmë me veprën penale të dhunës në familje. Gjithashtu viktimës së dhunës në familje i ofrohen të gjitha ndihmat që ka nevojë, strehimi, ushqimi, trajtimi mjekësor, dhe trajtim psikologjik.”-tha Valbona Qafa.
Duke folur për Report TV, Koordinatorja e dhunës në familje si dhe dhunës ndaj fëmijëve pranë drejtorisë Vendore të Qarkut Berat Valbona Qafa shprehet se vitet e fundit gratë dhe vajzat janë ndërgjegjësuar. Pra është rritur numri i grave që denoncojnë dhunën psikologjike apo fizike.
“Mund të ketë dhunë fizike, psikologjike, ekonomike. Shkaktare është ajo ekonomike që përparon në dhunë psikologjike dhe fizike.”-tha Qafa.
Qafa thekson se rastet më të larta të dhunës janë në fshatra dhe nga burra me nivel të ulët arsimor, por nuk përjashtohen as rastet e dhunë në familje me arsim të lartë.
Shqiptarja.com