NJë 51 vjeçar , Ismet Akturku banues në Shkodër është arrestuar nga policia për ushtrim të aktivitetit pa licence e kasë fiskale, në laboratorin dentar.
Gjithashtu në këtë laborator u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi e konsiderueshme mallrash të markave të ndryshme dentare, të dyshuara kontrabandë.
Njoftimi i Policisë
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në laboratorin dentar, në rrugën Gjylbegaj-Shkodër, në administrim nga ky shtetas. Nga kontrolli rezultoi se ky shtetas ushtronte këtë aktivitet i pa pajisur me licensë për ushtrimin e profesionit, dhe pa kasë fiskale.
Në këtë laborator u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi e konsiderueshme mallrash të markave të ndryshme dentare, të dyshuara kontrabandë.
Gjithashtu u konstatuan në proces pune edhe dy shtetas (njëri prej tyre shtetas turk), të cilët ishin të paregjistruar në organet përkatëse.
Materialet iu referuan Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë“, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë“, “Fshehja e te ardhurave“, “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar“ dhe “Punësimi i paligjshëm“.