Procesi ndaj tij merret më 20 Janar. Historia është për Miftar I. (21) azilant shqiptar që shkoi në Gjermani në shkurt 2015. Pas sistemimit në kampin e refugjatëve në Freiberger, ai njihej si homoseksual dhe kërkonte partner mashkull në Mobile-App, me pseudonimin Albanian boy. Çuditërisht përmes internetit ai ka gjetur një trajner gjerman futbolli Udo Z. (50), mirëpo që e kishte gënjyer për moshën gjatë bisedimit me mesazhe në mobil, njofton Bild.de. Në natën e 14 korrikut ata u takuan rreth orës 22.30. “Unë mendoja se burri ishte shumë më i ri,” tha para trupit gjykues Miftari. “Pasi refuzova të kryejë marrëdhënie me të, ai më kërcënoi me thikë dhe mua më mbeti vetëm një mundësi ti gjuaj me vazo 327 gramë,” tha shqiptari para trupit gjykues, përcjell Bota sot. Kjo goditje rezultoi fatale për trajnerin, duke humbur edhe jetën. 50-vjeçari vdiq nga lëndimet në tru, tha më pas prokurori Stephan Butzkies (47).