Altin Alikaj, ushtaraku 46 vjecar që u gjet i pajetë në banesën e tij, disa ditë pasi ishte shpallur i humbur, dyshohet të jetë vrarë me sëpatë në kokë.
Viktima ka një plagë në kokë dhe po ekzaminohet në morg.
Burime konfirmojnë se është ulur automati i dritave dhe janë helmuar edhe qentë e komshinjve për të mos bërë zhurmë.
46-vjeçari, i cili ishte shpallur i humbur që prej datës 11 shkurt, është gjetur sot i pajetë në banesën e tij nga e ëma mëngjesin e sotëm në Vlorë.
Ngjarja u regjistrua në lagjen “24 Maji”, ndërsa viktima është identifikuar si Altin Alikaj, nënoficer në repartin ushtarak 2004 Vlorë. Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, teksa denoncimin në polici për zhdukjen e 46-vjeçarit e kishte bërë kushëriri, ndërsa trupi u gjet sot nga e ëma, e cila sapo ishte kthyer nga Greqia.
Dyshohet se mund të kemi të bëjmë me vrasje, pasi në kokën e viktimës është gjetur plagë. 46-vjeccari dyshohet të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike. Policia po heton në lidhje me dinamikën e ngjarjes, dhe çfarë ka ndodhur në këto 8 ditë, që Alikaj ishte deklaruar i zhdukur nga familja e tij.
Është dashur mbërritja e nënës së tij nga Greqia, në mënyrë që të bëhej hyrja në banesë, edhe pse është ende e paqartë nëse viktima ka humbur jetën së fundi, apo që në momentin e humbjes së kontakteve me familjarët e tij, 8 ditë më parë.
Në njoftimin zyrtar të policisë, nuk bëhen të ditura shkaqet e vdekjes, dhe thuhet se po hetohet në lidhje me rrethanat./m.j