Këngëtarja Beatrix Ramosaj u fut mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brotgher VIP duke surprizuar partnerin e saj Donaldin. Fillimisht çifti u përqafuan pas kaq kohësh larg njëri-tjetrit dhe Trixa i tha Donaldit se e ka mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe. Ndërsa për rastin kur refuzoi të mos shkonte në darkën e Big Brother për shkak të hatërmbetjeve, këngëtarja i tha se ishte thjesht një “karton i verdhë” ndaj tij. Kjo nuk e pengoi Donaldin që disa herë ta ndërpriste fjalën e partneres së tij.
BISEDA:
Trixa: Kam ardhur sot…
Donald: Ç’ne erdhe?
Trixa: Të kam mbështetur
Donald: E di, por s’dua të flas për asgjë realisht. Mezi pres që të mbaroj.
Trixa: Të ka bërë mirë ai kartoni i verdhë?
Donald: Po më bëri mirë.
Trixa: Rëndësi ka që ti je këtu, kam qenë me ty në çdo hap, shpirtërisht gjithë kohës. Ti më shumë se askush ke treguar veten. Nga fillimi deri në fund ke qenë më i vërteti, pa filtra, më i guximshmi…
Donald: Bla bla bla
Trixa: Pse nuk më dëgjon?
Donald: Sepse nuk kam qejf t’i dëgjoj komplimentat për veten time. Jam super i lumtur që je këtu.
Trixa: Uroj të dalësh ti fitues
Donald: Patjetër që e uron (duke qeshur).
Më pas Trixa i këndoi Donaldit një prej këngëve të tij të preferuar dhe çifti shkëmbyen puthje e përqafime pak para se të shpallet fituesi.
g.kosovari