Sonte do të mbahet finalja e madhe e reality show-t të famshëm “Big Brother VIP”, që i mbajti shqiptarët për katër muaj me radhë të fiksuar para ekranit.
Mirëpo, një lajm jo fort i mirë do t’i vijë sonte balerinit Ilir Shaqiri.
Teksa me siguri ai po pret që e bija Emily dhe bashkëshortja të vijnë sonte për të, por Emily ka treguar se nuk do të mundet të jetë e pranishme.
Kjo sepse është infektuar me Covid-19, siç ka treguar rezultati i testit.
Ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj në TikTok, ku i tregon ndjekësve se megjithëse ishte përgatitur, s’do të mund të vijë dot në Shqipër.
Megjithatë, ajo do t’i japë të gjithë mbështetjen e saj të atit nga shtëpia, ndërsa pritet që mamaja e Emily-t dhe bashkëshortja e Ilirit të jetë e pranishme sonte në spektaklin e madh.
/b.h