Nga Ylli Pata
Tashmë po përjetojmë një vrull të fortë politik nga opozita, e cila ka marrë “nismën antikorrupsion”, edhe në dyert e një fushate zgjedhore, që për opozitën e betejën e saj të brendshme është më e rëndësishme se rezultati. Një panoramë vrulli që e kemi përjetuar shpesh nga 2013m sa herë ka pasur axhenda politike kjo opozitë, ka ndërmarrë ofensiva “antikorrupsion”.
Në ndryshim, nga koha para 2013, që kur kishte jo vetëm “ofensiva antikorrupsion”, por edhe akuza për vrasje siç është rasti “Remzi Hoxha”, apo edhe “Gërdeci”, “21 janari” etj, nuk kemi një situatë ku shefi i qeverisë dhe udhëheqësit e Parlamentit e mazhorancës sulmojnë Kryeprokurorin apo prokurorët që kanë çështjet në dorë.
Megjithatë, jemi para një situate ku tashmë, “rasti inceneratorët”, jo vetëm po hetohet me intensitet nga Prokuroria Speciale, nga një komision hetimor parlamentar të drejtuar nga opozita, por edhe mediat po e mbajnë në krye të titujve të lajmeve, por edhe të “këndit të analistëve”.
Një qasje, edhe pse e zhurmshme, në fund të fundit është edhe një presion pozitiv për agjencitë ligjzbatuese, SPAK, por edhe qeverinë e mazhorancës, jo vetëm për të shkuar tek e vërteta, por edhe për ta bërë llogaridhënien sa më të fortë për njerëzit që kanë pushtet.
Por nga ana tjetër, paralelisht me këtë, kemi pasur dy zhvillime paralele që bëhet fjalë për manipulimin e zgjedhjeve në FSHF. Një organizatë publike, që ka hetime ndaj saj për abuzime miliona eurosh që nga çështjet e kontratave, pastrami i parave, e deri te shitjet e ndeshjeve. Për këto të fundit kemi hetime nga organet ndërkombëtare siç janë institucionet e drejtësisë së Zvicrës dhe vendeve të tjera.
Gjykata e Tiranës, me dy vendime të saj, ka hedhur poshtë tentativat e kreut të FSHF-së Armand Duka për të bërë një proces zgjedhor të manipuluar. Por Duka as i kërcet fare për vendimet e gjykatave, të cilat i quan nuk.
Kjo është punë e Dukës në fund të fundit, po përse ata media që bëjnë namin për “Skanalin e inceneratorëve”, për të cilët pala e qeverisë thotë në fund të fundit që le të hetohet, por ne mendojmë se nuk ka skandal, ndoshta vetëm abusive, nuk shkruajnë një rresht për rastin “Duka”.
Shumë e thjeshtë; janë të telekomanduar, e si të tillë nuk mund të jenë e nuk do të jenë kurrë të besueshëm. Jo se janë të anshëm, të njëanshëm, apo kanë mendim për ta mbrojtur Armando Dukën. Le ta bëjnë, po thjesht të publikojnë lajmin; vendimin e Gjykatave. Sikur edhe ta analizonin mirë do të bënin, natyrisht pa Lubonjën, se ai s’del dot…