Ndërkohë që prej 48 orësh vijon shkëmbimi i vazhdueshëm i zjarrit mes forcave të ushtrisë së Ukrainës dhe separatistëve pro rusë në lindje të vendit, situata është bërë mjaft shqetësuëse gjatë orëve të fundit për shkak të zhvillimeve në terren.
Pak më parë, Blinken paralajmëroi botën se Putini po përgatitet për të sulmuar Rusinë duke gjetur si pretekst gjoja vrasjet e rusëve nga ushtria e Ukrainës në rajonet separatiste, gjë që e konfirmoi edhe Sekretari i Mbrotjes së SHBA-ve, Lloyd Austin i cili tha se Rusia jo vetëm që ka shtuar forcat ushtarake në kufi, por është duke e pozicinuar atë në përgatitje të një sulmi ndaj Ukrainës.
Ndërkohë që SHBA-të po bëjnë paralajmërime të qarta mbi sulmin rus mbi Ukrainë, duket se situata po përgatitet edhe nga brenda, ku liderët e separatistëve pro rusë janë duke “kërkua ndihmë nga Rusia kundrejt sulmeve të ushtrisë së Ukrainës”.
Korrepondenti i “The Guardian” në rajonet Lindore të Ukrainës, Alec Luhn ka publikuar sëfundmi në Tw
ëitter një citim nga lideri i separatistëve pro rusë në Dombas, i cili ndër të tjera thotë se “po fillon një luftë e madhe”.
Sipas SHBA-ve, kjo është pikërisht ajo që i nevojitetë Rusisë si pretekst për t’u futur në Ukrainë.