Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza në drejtim të Lulzim Bashës e ka shitur votat në 25 prill, e ndërsa minimizoi fitoren e Edi Ramës duke thënë se vitet e fundit nuk ka pasur asnjëherë një kundërshtar të fortë.
“Lidhur me drejtuesit e vulës ato do të përpiqen që të gjejnë justifikime për dështimet e tyre, do shpikin armiq dhe humbjen ta paraqesin si fitore. Meta do të kontribuojë fuqizimin e opozitës, një opozitë të vërtetë, demokratike dhe patriotike dhe kjo do të sjellë edhe një qeveri. Vota ka pasur me tepricë, dhe s’duhet të shesë.
Ai edhe në gjumë do të mendojë të bëjë një intrigë, të përçajë dikë, të korruptojë dikë, do të jetë gjithnjë në aksion, është në të drejtën e tij, na pëlqen ose jo, por është fakt se nuk ka pasur asnjëherë një kundërshtar serioz dhe ndeshja ka qenë e truktuar dhe rezultati ka qenë i ditur dhe i paracaktuar prandaj ka pasur atë arrogancë”, tha Meta.
/b.h