Nga Bajram Peçi
Nga pozita e oportunistit Edi Rama në disa raste ka shprehur qendrimin e Shqipërisë në marrëdhënie me Rusinë, se ajo, Rusia, nuk është armiku ynë! Së fundmi e ka pohuar këtë nga Nju Jor ku në takimin që ka patur me shtypin dhe mirë ka bërë. Mirëpo, ndonëse ne të vegjëlit nuk e kemi luksin të zgjedhim apo të bëjmë armiq, një ari I madh si Rusia të bën armik qoftë dhe nga shkaqe që nuk lidhen drejtëpërsëdrejti me të.
Sapo Lavrov ka bërë deklaratën bombë se në Shqipëri dhe Kosovë po rekrutohen mercenarë për të luftuar në Ukrainë, vëndet këto, sipas tij, “të kapura nga krimi”!? Për ne shqiptarët, për USA-n, por mbase dhe për Europën Perëndimore është e qartë se kemi të bëjmë me një shpifësirë, me një gënjeshtër të madhe të gatuar nga vetë Rusia, pse jo edhe me ndihmën e Serbisë, por që I shërben një qëllimi.
Nuk është se u tha e aq?! I paraprin një qëllimi. Duke e ditur se është e tillë, ndërsa përgatit alibitë e agresionit ndaj Ukrainës, Rusia mesa duket paska vënë në planet e saj që, bashkë me Ukrainën të jape zgjidhje përfundimtare për atë që Vuçiç e quan “Konflikt të fjetur”.
Fakti që s’jemi sllavë, që si popull jemi armiqësorë me serbët, që jemi me USA-n e që sëbashku në Këshillin e Sigurimit kemi paraqitur projekt-rezolutë, e ku di unë çfarë tjetër, mjafton që të jemi e të shihemi si armiq nga Rusia. Ata nuk druhen ta shpallin armiqësinë hapur e nuk e fshehin. Këtë gënjeshtër të sapothënë nga Lavrov (me pëlqimin e Putin-natyrisht, s’mund të ndodhë ndryshe) ata do ta bëjnë pas çdo ore më të ndërlikuar, më të ngatërruar, më fjalëshumë, sipas parimit sundues, se të drejtë ka ai që ka forcën!
Në shoqëritë ku sundojnë individët, siç ështëRusia, ato nuk mund të jenë të lira, ato nuk kanë asnjë gjasë të shprehen apo të reagojnë në dobi të paqes, ndonëse shohin se si sunduesit e tyre përgatisin agresion, shkatërrojnë paqen, kërcënojnë popuj. Lufta e II Botërore filloi si sulm ndaj Polonisë me gënjeshtrën e Hitlerit se ishte sulmuar natën kufiri gjerman ngaushtarë polakë!? Po, a do jenë vallë shqiptarët në nmëshirën e dhunës që përgatit Putin e që u paraprin me shpifje mercenarësh? Më duket, ndonëse shumë më të vegjël se Ukraina, se me popullin tone në Ballkan gjërat do jenë më ndryshe, ne jemi anëtar i NATO-s dhe Kosova është nën sqetullën amerikane.
I ngelet Ministrisë së jashtme të Shqipërisë, që të formulojë e të publikohet sa më pare përgjigja që meriton armiku ynë, pozitë që Rusia e ka vetëzgjedhur.