Një sasi e konsiderueshme municionesh është gjetur në një banesë në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë.
Uniformat blu kanë sekuestruar një sasi fishekësh, fishekëmbajtës, ndezësa të granatave luftarake dhe granata luftarake.
Në kërkim është shpallur pronari i banesës, 62-vjeçari Dh.M., ndaj të cilit rëndojnë akuzat mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.
Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë A.M. 42 vjeç për moskallëzim krimi.
/a.r