Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qëndre të presionit të lartë atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të sjellë në vendin tonë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Parashikohet që bregdeti të jetë në dominimin e kthjellimeve për gjatë gjithë ditës. Ndërsa pjesa tjetër e vendit do të ketë herë pas here kalime të lehta vranësirash.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim i ulët.
Rajoni dhe Europa
Europa Jugore do të paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në Jugperëndim të kontinentit. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në Europën Qëndrore dhe Ishujt Britanik. Ndërsa Vendet Nordike dhe Europa Lindore vijojnë të jenë më reshje dëbore.
Kosova
Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, ku më të fokusuara do të jenë në Lindje të Kosovës. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që i gjithë territori i Kosovës të përfshihet nga vranësirat e pakta të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.
Maqedonia e Veriut
Prej disa ditës Republika e MV ndodhen në dominimin e motit të qëndrueshëm i cili do të sjellin në territor kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, Pritet që vranësirat më të dukshme të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes në pjesën më të madhe të MV.