Monika Lubonjës nuk i del e keqja me Ilirin.
Aktorja ka rrëfyer prapaskenat e marrëdhënieve me konkurrentët e tjerë të “Big Brother VIP”.
E ftuar në një emision Monika tregoi se flet me Arjolën, ndërsa Sabianit i ka bërë bllok.
E për marrëdhënien e shumëpërfolur me Ilirin, Monika sqaroi se është ndjerë e zhgënjyer.
Madje sipas saj, lezetin Ilirit ia ka dhënë pikërisht ajo.
“Ilir është strateg. I ka bërë mirë llogaritë. Duhet të kuptoni nëse nuk do i jepte Monika lirinë dhe gëzimin, Iliri do të lante vetëm enët,”– tha në fjalën e saj Monika Lubonja.
/a.r