17 pako me kokainë janë sekuestruar nga policia gjermane në qytetin Wurzburg. Në një dyqan ushqimesh, droga u gjet e futur mes bananeve.
Hetuesit gjermanë pretendojnë se droga vjen nga Ekuadori i Amerikës së Jugut dhe në këtë mes kanë gisht edhe trafikantët shqiptarë të drogës.
Një sasi edhe më e madhe droge u gjet tek një tregtar fruta-perimesh në lagjen Main-Spessart. Gjithashtu po në një qytet tjetër gjerman në Marktheidenfeld në fund të nëntorit të vitit të kaluar u gjetën në një magazinë rreth 60 kilogramë kokainë.
Edhe në vitin 2019 në Hesse u kapën sasi të mëdha droge në disa supermarkete të Gjermanisë, shkruajnë mediat gjermane.
Në procesin gjyqësor të hapur në Mynih për kapjen e 800 kilogramëve kokainë në arkat e bananeve që lëviznin në tregjet e Bavarisë jugore, doli në pah se kokaina vinte kryesisht nga vendet e Amerikës së Jugut dhe se midis trafikantëve të ndryshëm, ishin edhe ata shqiptarë.
/a.r