Ambasadori i SHBA Donald Lu ka shkëmbyer një bisedë telefonike me kreun e kuvendit Ilir Meta këtë mëngjes të së enjtes, ku është rënë dakort që drafti për reformën në drejtësi të miratohet në Komisionin e Posaçëm dhe më pas t’i ridërgohet për opinion Komisionit ë Venecias.
Burime për gazetën Tema thanë se gjatë bisedës mes Lu-së dhe Metës, të jetë dakortësuar edhe për mundësinë e lënies së hapur të mundësisë për përcjelljen e ndonjë opinioni alternativ për çështje të caktuara që prekin reformën në drejtësi.
Kjo mesa duket ka qenë dhe arsyeja e takimit të sotëm mes Metës dhe Kryeministrit Rama në kryesinë e Kuvendit, takim i cili ka përfunduar prej disa minutash.
Pritet tashmë që komisioni ad hoc për reformën në marrë në shqytim draftin e përgatitur në tavolinën e ekspertëve dhe të miratohet që më pas t’i kalojë për opinion Venecias.