Romano Prodi, ish-politikani i lartë italian, me poste ekzekutive në Itali dhe BE, foli për futbollin në hollin e “Teatro delle Celebrazion”, para emisionit në “Renato Dall’Ara”, i intervistuar nga Alberto Bortolotti.
“A mendoni se Deng Xiao Ping, lideri më i lartë kinez, kur isha për vizitë si President i IRI, më kërkoi të ndërmjetësoja për të dërguar Maradonën në Kinë? Po, është e vërtetë.
Megjithatë, duheshin 300 milionë dhe unë si kompani publike nuk mund ta përballoja këtë shpenzim. Ai këmbënguli shumë: Nëse ma sillni, do të jem në stadium dhe ju garantoj 600 milionë kinezë para televizorëve”.
Legjenda e futbollit argjentinas kishte mrekulluar botën e futbollit, ndaj kinezët donin ta rrëmbenin nga Napoli, ku fitoi thuajse i vetëm titullin kampion. Aq me ndikim ishte te njerëzit Diego, sa emrin e tij e shkruanin si kandidat për president, në fletën përkatëse të zgjedhjeve presidenciale.
Kështu, zgjedhja e Carlo Azeglio Ciampit në postin e lartë të shtetit italian ishte shumë e shpejtë. Shumica prej dy të tretash u arrit me lehtësi për Ciampin, por kishte edhe nga ata që votuan për Maradonën, yllin e shndritshëm të futbollit botëror, i cili në atë kohë ishte 39 vjeç dhe mbi të gjitha argjentinas. Për këtë arsye vota për Diegon u klasifikua si nul.
/a.r