Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sërish Armand Dukën dhe Federatën Shqiptare të futbollit.
Mësohet se kërkesa e tyre për përjashtimin e gjyqtares Fida Osmani nga gjykimi i cështjeve nuk është miratuar nga gjyqtarja Bruna Kadi.
Në vendim madje thuhet se FSHF gjobitet me 700 mijë lekë të vjetra për pengimin e gjykimit.
Kështu, Duka ka humbur gjyqin e tretë me Erion Veliajn në Gjykatën e Tiranës.
/a.r