Debate të ashpëra po zhvillohen në Kuvend teksa Ferdinand Xhaferraj i quajti çupëlina ministret e qeverisë Rama, ndërsa Berisha i kërkoi kryeparlamentares Lindita Nikolla që ‘A mund të vendosësh paqe me këto ministre të eksituara.’
Pas këtyre deklaratave ka ardhur reagimi i revoltuar i ministres Belinda Balluku.
Belinda Balluku: Si babai i një vajze nuk e di si e gjeni guximin që çdo herë të përdhosni dhe të fyeni gratë. Nuk e ndaj shumë mendimin gratë dhe burrat. Ka shumë gra dhe çupëlina, kjo tregon se ne jemi në rregull dhe e bëkemi punën në rregull, e prandaj ju merreni vetëm me këtë argument. Por unë po ju drejtohem grave të grupit tuaj….Nuk ju vjen tu thoni që të ndryshojnë mënyrë të folur, të fillojnë të merren me ndonjë gjë tjetër dhe jo me faktin që ne jemi çupëlina. Ka plot argumente të tjera.
Lindita Nikolla: Do merrni fjalë për të kërkuar ndjesë?
Xhaferraj: Në kulturën time nuk e kam që të mos kërkoj ndjesë. Gjysma e zonjave e kanë filluar me profesionin e ministres. Për këtë them fjalën çupëlinë, dhe aty fus edhe vajzën time, që është vërtetë e shkolluar, por kurrë nuk e mendoj që është e aftë të bëjë ministren.
/b.h
Fiks e ka gjetur fjalen Zotria cupelina te llastuara te sh edvin.