Në një intervistë të zhvilluar pak kohë më pare, këngëtarja e njohur Eleni Foureira u shpreh se ndihet krenare që është shqiptare, por Greqia është vendi që do.
Ajo zbuloi se u largua bashkë me familjen nga Shqipëria kur ishte shumë e vogël për shkak të luftës civile që po zhvillohej në vend.
Eleni, emri i vërtetë i së cilës është Entela, rrëfeu se fillimi ka qenë shumë i vështirë, sepse shqiptarët në atë kohë nuk pranoheshin nga shoqëria greke, dhe kjo ishte arsyeja pse e fshehu për një kohë të gjatë origjinën e saj.
/b.h